E drejta penale
Ofrojmë përfaqësim ligjor dhe këshillim profesional për çështje penale në të gjitha fazat e procedurës – që nga hetimet paraprake deri në gjykimin përfundimtar. Me një qasje të kujdesshme dhe etike, mbrojmë të drejtat e klientëve tanë dhe sigurojmë një proces të drejtë ligjor.
E drejta civile
Ndihmojmë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve civile, përfshirë çështje pronësie, kontratash, dëmshpërblimesh dhe më shumë. Hartojmë dokumentacionin përkatës dhe përfaqësojmë interesat tuaja me përkushtim në çdo shkallë të gjyqësorit.
E drejta familjare
Trajtojmë me ndjeshmëri dhe profesionalizëm rastet që përfshijnë divorc, ndarje pasurie, kujdestari të fëmijëve, detyrim ushqimor dhe marrëdhënie familjare. Ofrojmë zgjidhje ligjore që mbrojnë interesat e palëve të përfshira, veçanërisht të miturve.
Konsulencë juridike falas për viktimat e dhunës në familje & abuzimit me të miturit
Studio jonë angazhohet në ofrimin e ndihmës juridike pa pagesë për individët që përballen me dhunë në familje ose forma të abuzimit ndaj të miturve.
Ne sigurojmë mbështetje konfidenciale, këshillim ligjor dhe përfaqësim në gjykatë – me një qasje të ndjeshme dhe të përkushtuar. Jemi këtu për të mbrojtur ata që kanë më shumë nevojë për drejtësi.
Konsulencë për biznese & shoqëri tregtare
Mbështesim subjektet tregtare në çështje të përditshme ligjore: themelimin e shoqërive, hartimin e kontratave, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare dhe përfaqësimin përpara autoriteteve dhe gjykatave.
Ndërmjetësim dhe zgjidhje alternative të mosmarrëveshjeve
Ofrojmë shërbime ndërmjetësimi për palët që kërkojnë të zgjidhin mosmarrëveshjet jashtë gjykatës, duke ruajtur marrëdhëniet dhe shmangur procedurat e gjata ligjore. Një zgjidhje efikase, miqësore dhe profesionale.
Trajnime të shumëllojshme
Ne organizojmë kurse dhe trajnime profesionale për juristë të rinj dhe individë të interesuar, duke ofruar njohuri të thelluara në fusha të ndryshme të së drejtës. Programet tona trajnuese zhvillohen në përputhje me të drejtat e marra nga institucionet publike dhe synojnë përgatitjen e pjesëmarrësve për sfidat praktike të profesionit juridik, duke u ofruar atyre mjete dhe aftësi të nevojshme për një karrierë të suksesshme.